Kjo është marrëveshja e plotë në mes të Listës Serbe dhe LDK’s (dokument)

Pas shumë dilemash më në fund zbulohet e vërteta rreth marrëveshjes në mes të Listës Serbe dhe LDK-së.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku shihet në detaje marrëveshja që ka bërë partia e Isa Mustafës me atë të Goran Rakiqit.

“Lista Serbe është pajtuar që të vendosë marrëdhënie të përbashkëta dhe t’i çojë përpara në nivelin qendror në mandatin e ri.

Lista Serbe pajtohet se do të punojë në interes të qytetarëve, para së gjithash përmes forcimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe gjitha ekstremizmeve dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Pastaj zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës, vazhdimin e dialogut me ndërmjetësim të BE-së dhe SHBA-së dhe eliminimin e pengesave që dalin në rrugë gjatë dialogut”, janë disa prej pikave kryesore.

Shperndaje në: