Vjosa Osmani nervozohet me deputetët, kjo është arsyeja

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e rregullt plenare ku pritet të votohet Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë nga qeveria e Kosovës.

Gjatë fjalimit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pati disa kritika për deputetët të cilët po tymosin duhan brenda parlamentit.

Ajo ftoi inspektoratin që të vijë dhe të shqiptojë gjoba.

“Po vrehet tymi këto në sallën plenare që po vjen nga salla prapa. Jeni duke e shkelur ligjin për duhanin. Ftoj inspektoratin që të vijë këtu dhe të shqiptojë gjobat e merituara”, ka thënë Osmani.

Edhe gjatë seancave të kaluara të Kuvendit të Kosovës deputetë të caktuar ishin parë tek pijnë duhan në pjesën prap sallës ku mbahen këto seanca.

Shperndaje në: