Kryetarja e Kuvendit injoron kryeministrin Hoti, nuk ia jep fjalën (video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka injoruar kërkesën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, për ta marrë fjalën në Kuvend pas Bedri Hamzës së PDK’së.

Pavarësisht faktit se Hoti ka ngritur dorën, fjala nuk i është dhënë.

Osmani më pas ka proceduar duke ia dhënë fjalën fillimisht deputetes së VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, por më pas ka ftuar deputeten e AAK’së, Teuta Haxhiun, për shkak të një ngatërrese në renditje.

Nuk dihet nëse Osmani e ka parë se Hoti ka kërkuar fjalën duke e ngritur dorën që të flet para deputetëve, mirëpo ky i fundit nuk doli në foltore.

Shperndaje në: