A kanë besim kosovarët te SHBA? Ja çfarë thonë në pyetësorin e kompanisë amerikane

“Center for Insight in Survery Research” pjesë e “International Republican Institute” ka realizuar një pyetësor në gjithë shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, përgjatë periudhës kohore 2 shkurt 2020 – 6 mars 2020.

Në këtë pyetësor, kosovarët kanë shprehur palëkundshëm qëndrimin e tyre sa i përket aleatëve dhe besimit që kanë në ta.

88 % e të anketuarve kanë shprehur besimin e tyre të palëkundur se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e dobishme, kur janë pyetur të thonë opinionin e tyre për shtetet veç e veç.

Qëndrim përafërsisht të ngjashëm kanë edhe për Gjermaninë. 86 % e të anketuarve kanë shprehur opinion pozitiv sa i përket aleancës së Kosovës me Gjermaninë.

Edhe sa i përket raporteve me Turqinë, kosovarët e shohin si të dobishëm bashkëpunimin me Ankaranë zyrtare.

Gjithashtu në pyetjen se kush është donatori më i madh në Kosovë, 74 % e të anketuarve kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 11% Bashkimin Evropian.

Ndërkohë në Serbi, vazhdojnë të besojnë në aleancën me Rusinë duke e konsideruar si të pafavorshme aleancën me Amerikën.

Në Bosnje më shumë kanë besim në Turqinë, derisa në Mal të Zi nuk kanë ndonjë preferencë të theksuar për ndonjërën prej fuqive botërore.

Shperndaje në: