“Kam qenë tifoz i Milanit që në fëmijëri”, befason Tare: Ja si i refuzova kuqezinjtë

Drejtori spotiv i Lacios Igli Tare zbuloi se për publikun se kishte refuzuar një ofertë të Milanit verën e kaluar për të marrë detyrën e drejtorit sportiv të “Djallit”.

Për “Sky Sport Italia”, Tare tregon se e admiron që në fëmijëri klubin legjendar kuqezi, por Lacio është pjesë e zemrës së tij duke e shtyrë të refuzonte propozimin e drejtuesve të Milanit për të zëvendësuar ish-drejtorin Leonardo, i cili u kthye këtë sezon te PSG-ja.

“Kisha kontakte me Milanin vitin e kaluar, siç e dinë të gjithë. Nuk e kam fshehur kurrë që kam qenë tifoz i kësaj skuadre që në fëmijëri. Kam qenë i dashuruar me atë ekip që kishte Marko Van Bastenin, Rud Gulitin, Frenk Rajkardin dhe trajner Arigo Sakin.

Sidoqoftë, kur vjen momenti për të bërë zgjedhje, Lacio është Lacio dhe ka një vend të rëndësishëm në zemrën time. Mund të them se ndiej shumë për këtë klub, sepse lidhja ime me këtë klub shkon përtej aspektit profesional. Kjo skuadër është një krijesë që e kemi ushqyer prej disa vitesh dhe kur shikon frytet e kësaj pune, kjo lidhje bëhet më e fortë”, bëri me dije për “Sky Sport Italia” Igli Tare.

Shperndaje në: