Rrëfehet shoqja e 15 vjeçares së abuzuar: Abazi rrinte në banjon e vajzave! Çfarë ndodhi pak para denoncimit?

Thellohet skandali i 15 vjeçares së abuzuar në Babrru nga Abaz Doku, roja i shkollës “Azem Hajdari” dhe 3 të rinj në Shqipëri.

Shoqja e ngushtë e 15 vjeçares në një rrëfim në emisionin “Me zemër të Hapur”, bën me dije se edhe ajo ka qenë e bullizuar në këtë shkollë dhe më pas është përdhunuar ndonëse jo nga roja i shkollës.

E reja ndërsa tregon se ka qenë ajo që e ka shtyrë 15 vjeçaren ta denoncojë abuzimin, rrëfen se Abaz Doku, roja i shkollës qëndronte gjithë kohës në banjon e vajzave dhe se ata duhet të prisnin sa të dalë ai.

“Jo Abazi me mua s’ka arritur të abuzojë sepse kam lënë shkollën në klasë të 7. Ndryshova shkollën. Kur shkonim në banjo e gjenim gjithmonë në banjon e shkollës. Dhe duhet të prisnim derisa ai të dilte. Pasi janë larguar unë nga shkolla, janë vendosur kamera.

Mua s’mi merrnin për bazë denoncimet në shkollë sepse për mua gjithmonë kanë menduar se jam problematike, e dobet ne mesime. Kur kam qenë në klasë të 7 një djalë shkolle më përplasi pas murit. Kam qenë e bullizuar në shkollë sepse konsideroheshim si nxënës të dobët”, thotë ajo mes të tjerash.

Sakaq ajo bën me dije se përpara se 15 vjeçarja ta denoncojë Abazin, ai u ka dalë para dhe pasi ka bërë veprime të turpshme ka dashur t’u japë lekë.

“Pak orë para se ajo të dalë para patrullës, Abaz Doku na ka dalë para dhe na thoshte se do tu jap para, e bënte gjeste te turpshme. Ne u larguam nga ai duke vrapuar.

Filloi të na vinte nga pas sërish. Gjetëm një rrugicë… Fola me të dhe i dhashë kurajo që të bënte denoncimin”, shtoi më tej ajo në rrëfimin e saj.

Shperndaje në: