Djuric reagon pasi Kosova hoqi reciprocitetin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë dhe Metohi i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka vlerësuar si të drejtë vendimin e sotëm të qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së tregtisë, duke thënë se ky vendim është dashur të merrej moti.

“Është bërë dëm i madh dhe i pa llogaritshëm për të gjithë, me këtë bllokim dy vjeçar nga ana e përfaqësuesve të papërgjegjshëm të institucioneve të përkohshme të vetë qeverisjes në Prishtinë”, ka thënë Gjuriq, raporton Kosovo Online.

Sipas tij bashkëpunimi ekonomik është i domosdoshëm për normalizim të marrëdhënieve.

“I bëjmë thirrje ndërmarrësve nga të dy anët që të shfrytëzojnë mundësinë dhe të lidhen më shumë për të krijuar mundësi të reja për njerëzit e të gjitha kombeve. Forcimi i bashkëpunimit ekonomik në mes Beogradit dhe Prishtinës është i domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve, dhe forcimi i mëtutjeshëm i ekonomisë së Serbisë do të forcon edhe vetë pozitën e shtetit”, ka thënë Gjuriq në një komunikate për media.

Ai ka shprehur bindje se, “Lista Serbe do të vazhdojë të japë kontribut me punën e saj në qeverinë e kësaj province për heqjen e presionit ndaj serbëve”.

Shperndaje në: