Zbulohet drama e seancës ku u votua Hoti, këta janë 3 deputetët që llogariste LDK’ja e që s’votuan ‘pro’

Avdullah Hoti, në dy intervista që ka pasur pas uljes në karrigen e të parit të ekzekutivit nuk ka pranuar të flasë rreth ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e votimit të tij si kryeministër në Kuvend. Sipas tij, LDK’ja ishte e bindur që i kishte numrat meqë kishte lidhur koalicion me AAK-në dhe NISMA’n, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë zëvendëskryeministri nga radhët e LDK’së, Driton Selmanaj, në një intervistë për RTV21 ka zbuluar detaje të cilat tregojnë për dramën e ndodhur në Kuvendin e Kosovës në ditën kur Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër.

Selmanaj ka treguar se LDK-ja ka qenë e bindur që do t’i ketë 64 vota “pro”, por që më pas thotë se janë befasuar nga 3 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Fatmir Rexhepin e LDK’së për vendimin e të cilit Selmanaj thotë se janë befasuar jashtëzakonisht shumë.

“T’iu them sinqerisht, ne kemi pasur bindjen që i kemi pasur 64 vota. Kemi qenë të bindur, dhe jemi befasuar nga një deputet i yni nga i cili kemi pritë shumë që rrezoni i tij do të jetë vërtetë institucionalit siç ka qenë 30 vite të angazhimit të tij politik, është fjala për një deputet të LDK’së.

Gjithashtu dhe për Donika Kadaj-Bujupin dhe për një deputete të partisë së Emilia Rexhepit e cila nuk kishte marrë fare pjesë në seancë. Selmanaj thotë se më pas e kanë marrë vesh që ka mospajtime brenda AAK’së, por megjithatë thotë se e rëndësishme është që kanë arritur të sigurojnë 61 votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja.

“Ndërsa deputetja e AAK-së ishte një arsyetimin që ajo e dha në publik, ne nuk kishim informata të tilla, në fund e kuptuam që kanë probleme të brendshme, ndoshta për shkak të egove personale për të zënë ndonjë pozicion në qeveri. Për LDK’në ka qenë e panjohur. Se kemi ditur as për Donika Kadaj-Bujupi, as për Fatmir Rexhepin, dhe se kemi dit që do të mungojë një deputete nga radhët e partisë së zonjës Emilia Rexhepi , s’ka ardhur fare. Ne kemi pasur bindjen që do të jenë këto vota, por nuk ndodhen. E rëndësishme që kemi arritur kuotën kushtetuese”, ka thënë Selmanaj, raporton Gazeta Express.

Sa i përket debatit që është bërë për votën e Haxhi Shalës, Selmanaj ka thënë se LDK’ja nuk është një parti e cila bën presion ndaj deputetëve.

Gjithashtu ka zbuluar se ka pasur presion ndaj disa deputetëve të partive jo shumicë që të mos marrin pjesë fare në seancën ku do të votohej Avdullah Hoti për kryeministër.

Për abstenimin e bërë në seancën e votimit të Hotit, ka folur për Express vetë Fatmir Rexhepi. Ai ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë bazuar në vlerësimi të tij politik, teksa ka rikujtuar kontributin e tij 30-vjeçar në partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Në bazë të deklarimeve të deputetit Driton Selmanaj del që vota e Haxhi Shalës së NISMA-s ka qenë vendimtare për votimin e Hotit kryeministër./GazetaExpress/

Shperndaje në: