Vendime të reja për situatën e pandemisë në Kosovë

Vendime të reja lidhur me pandeminë e koronavirusit janë marrë sot nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Këto vendime do të bëhen të ditura sot në orën 18:30.

Në këtë orë, është paralajmërur një konferencë për media e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, do të mbaj sot konferencë për media në të cilën do të flas lidhur me pandeminë Covid-19 dhe vendimet e reja rreth menaxhimit të situatës me virusin corona”, thuhet në komunikatë.

Nga krerët institucionalë, tash e disa ditë është paralajmëruar se nëse ka rritje të numrit të infektimeve me COVID-19, mund të ketë rivendosje të disa masave kufizuese.

Deri tani në Kosovë, numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 147.

Shperndaje në: