Kryeministri Hoti: Na u dha ‘drita jeshile’, do t’i fusim 1 miliard euro në ekonomi

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se do të futen një miliard euro për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës pas pandemisë Covid 19.

Pas miratimit të vendimit për tejkalim të rregullave fiskale, tashmë edhe nga Kuvendi, Kryeministri Hoti thotë se do të nisë rimëkëmbja ekonomike.

Ai thotë se në ekomomi do të futën një miliard euro, ndërsa shton se Qeveria do të kujdesët që programi i rimëkëmbjes të jetë mbështetës për të gjithë.

Njoftimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Me miratimin e vendimit për “Tejkalim të rregullave fiskale” nga Kuvendi i Kosovës, ne si Qeveri sot kemi marrë dritën jeshile për implementimin e “Programit për rimëkëmbje ekonomike”.

Gjatë viteve 2020 – ’21, me ministrat e kabinetit tim, do t’i angazhojmë të gjithë resorët shtetërorë për t’i futur mbi 1 miliard euro në ekonominë e Kosovës. Ashtu sikur shumica e vendeve të BE-së të prekura nga #COVID19, edhe ne e kemi ndjekur rregullin e rritjes së deficitit buxhetor, në mënyrë që të garantojmë qëndrueshmëri financiare.

Bashkë me kabinetin do të sigurohemi që ky program ekonomik e social të jetë gjithëpërfshirës, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim!

Na priftë e mbara!

#QeveriaHoti #mbajedistancen

Shperndaje në: