Grenell e thotë haptas: Nëse s’ka bisedime të mira me 27 Qershor, ja çka do të ndodhë (foto)

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Tëitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së mosnjohjes.

Ndërkaq, në një cicërimë të pak minutave më vonë, Grenell shkruan se ‘nëse Kosova dhe Serbia do të jenë të pakënaqura me bisedimet e 27 qershorit, do t’i kthehen status quo-së.

“Nëse të dy palët do të jenë të pakënaqura me bisedimet e 27 qershorit, atëherë do t’i kthehen status quo-së pasi të largohen nga Ëashingtoni. Sic e kemi thënë vazhdimisht, na duhet fillimisht të bëjmë përparimin mbi rritjen e ekonomive. Ky është fokusi. Mezi pres të fillojnë këto bisedime”.

Ndërkaq, në njoftimin e parë, Grenell shkruante:

“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Ëashington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell.

Shperndaje në: