Qeveria miraton ndryshimet në buxhet për vitin 2020

Qeveria e Kosovës ka votuar ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Me as një votë kundër, Qeveria në mbledhjen e sotme ka votuar për ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimin e ndryshimeve ka thënë se sfida e pandemisë ka detyruar ndryshime dhe rishikim të buxhetit për të adresuar këtë çështje.

Ajo po ashtu tha se nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore.

“Buxheti reflekton prioritetet që dalin nga programi i Qeverisë. Të hyrat buxhetore më 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që më 2021 të kemi edhe rritje të të hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”, ka shtuar ajo.

Shperndaje në: