“Pandemia e pabarazisë”, si mund të balancojmë ekonomitë e individëve?

Komunitetet me ngjyrë po përballen me një paradoks: çdo ditë bota lufton pandeminë që po i bënë ata të ndahen akoma më shumë nga të tjerët. COVID-19 ekspozoi pabarazi që prekin arsimin, shëndetin dhe mundësitë ekonomike. Për t’u shëruar me të vërtetë nga kjo pandemi, ne kemi nevojë për një rivlerësim të përparësive.

Rrafshimi i ‘kurbës së pabarazisë’

Krijimi i zgjidhjeve në të ardhmen që i shërbejnë të mirës publike është thelbësore për të rrafshuar atë që ne e quajmë “kurba e pabarazisë”. Kurba e pabarazisë është një produkt i problemeve strukturore dhe sistemike. Kjo ndodh kur inovacioni lëviz shumë shpejt, duke lënë pas grupe tashmë të shtyrë në kufijtë e shoqërisë sonë.

Për shembull, COVID-19 detyroi shumë punëtorë dhe studentë të varen nga të pasurit internet me shpejtësi të lartë për punën ose shkollën e tyre. Fatkeqësisht, mbi 100 milion amerikanë, gati një e treta e popullsisë, nuk kanë qasje në këtë shërbim kritik. Ky fenomen është veçanërisht i përhapur në familjet me të ardhura të ulëta dhe në mesin e njerëzve me ngjyrë.

Si ta rrafshojmë ‘kurbën e pabarazisë’

Rrafshimi i kurbës së pabarazisë do t’u kërkojë korporatave dhe institucioneve publike të ngrenë pyetjet e duhura, pyetje që kanë në mendje drejtësinë sociale. Ne pamë pasojat e pyetjeve të gabuara kur Kongresi kaloi raundin e parë të financimit ekonomik që synonte sigurinë kapitale për bizneset e vogla. Por në vend që të shkonin drejt bizneseve të vogla, fonde shkuan tek ndërmarrjet publike si Shake Shack, ndërsa ikonat kulturore në pronësi të pakicave si Ben’s Chilli Boël, nuk i morën ato fonde.

Bërja e pyetjeve të duhura dhe duke u përqendruar në ata më vulnerabël mund të sigurojë kursimin e një kohe të çmuar dhe më pak stres për bizneset e vogla që mbajnë komunitetet tona së bashku përgjatë krizës.

Rimëkëmbja jonë ekonomike gjithashtu kërkon një ndryshim në mënyrën se si ne e shohim shërbimin dhe marrëdhënien e tij me inovacionin. Shumë shpesh ne shohim politikanë, agjenci qeveritare dhe njerëz që shërbejnë duke punuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo mënyrë e veprimit “UNË në qendër” ka bërë që të përfitojnë vetëm një dorë e vogël njerëzisht në kurriz të shoqërisë së gjerë.

Në epokën e COVID-19, një pikëpamje “NE në qendër” është thelbësore për mbijetesën tonë. Krijimi i kësaj lloj perspektive duhet të jetë qëllimi i çdo përpjekjeje për përmirësim. Njerëzit e cenueshëm meritojnë një botë të aftë për të krijuar një të ardhme që i jep përparësi interesit të gjerë publik dhe jo fitimit të kompanisë.

Korporatat e mëdha si Google mund të mbushin boshllëqet kritike që qeveritë apo tregu kapitalist krijojnë. Nëse do kujdesen për barazinë, kompanitë private duhet t’i kushtojnë vëmendje nëpunësve civilë dhe publik. Po kështu, qeveritë duhet të përgjigjen me butësi ndaj zgjedhësve të tyre dhe të ndërtojnë besim duke ofruar shërbime më të mira publike dhe politika më të përgjegjshme.

Jeta pas COVID-19 dhe kryengritjet e fundit kundër racizmit kërkojnë mendime të reja nga qeveria, filantropia dhe institucionet tona, për të rrafshuar kurbën e pabarazisë. Duke mos marrë masa për të rregulluar pabarazitë, epoka post-pandemike do të thellojë akoma më shumë vuajtjet e sotshme.(Business Insider, Scan)

Shperndaje në: