Pamje të rënda: Përleshje me thika mes të rinjve në mes të Prishtinës (video)

Një përleshje me thika ka ndodhur mes disa personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Policia ka njoftuar se janë duke u bere hetimet per ngjarjen.

“Me datën: 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dale menjeherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përerfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shperndaje në: