Nga virusi te futbolli, shikoni koreografinë drithëruese të Zenit (video)

Futbolli ka rifilluar në Rusi prej rreth një jave dhe tifozët e Zenit-it kanë dashur ta festojnë këtë tentativë për kthimin në normalitet pas pandemisë me një koreografi unike.

Nga sektori i tifozerisë ultras është shfaqur një njeri më maskë që mban në dorë Covid-19, por më pas virusi transformohet në një top për të dëshmuar kalimin nga emergjenca në normalitet.

Në stadiumet ruse lejohet hyrja e tifozëve edhe pse me numër të reduktuar dhe ata të Zenit-it, para ndeshjes së fituar 2-1 kundër Krylia Sovetov, kanë krijuar diçka të jashtëzakonshme.

Shperndaje në: