U largua e traumatizuar nga industria e filmave për të rritur, fansat kërkojnë t’i fshihen videot në internet (foto)

Photo: Mia Khalifa, Instagram

Fansat e Mia Khalifa kanë filluar një peticion për të hequr videot e saj për të rritur nga interneti, pasi ajo ndau një postim duke aluduar në traumën dhe kujtimet e dhimbshme që ka nga puna në atë industri.

Mia, e cila tani punon si komentuese sporti, foli kundër industrisë pornografike në TikTok, duke thënë se ajo kishte përjetuar trauma të shumta kur mendonte për punën e saj të mëparshme.

Ajo ka punuar në industrinë e pornos për një periudhë të shkurtër në vitin 2014, kur ishte 21 vjeç, dhe në një moment u bë interpretuesja më e shikuar.

Tani Mia i referohet asaj kohe si periudha më e keqe e jetës së saj.

Në një intervistë të fundit me Hero Magazine, Mia diskutoi sesi u fut në industri, duke shpjeguar se dikush i erdhi asaj një ditë dhe e pyeti nëse dëshiron të modelojë.

Pasi ajo ndau mendimet e saj për industrinë, fansat krijuan një peticion për të hequr videot e saj.

Burimi:UNILAD|JOQ-Albania

Shperndaje në: