Plas te Barcelona, shihni si Leo Messi injoron keq zv/trajnerin e ekipit (video)

Punët te Barcelona nuk po shkojnë aspak pas barazimit me Selta Vigon 2-2. Një video e publikuar nga mediat spanjolle pas takimit në Balaidos tregon se situata në skuadër është e tensionuar.

Gjatë momentit kur skuadrat po freskoheshin në pjesën e dytë, Mesi injoron totalisht zv/trajnerin Eder Sarabia, i cili tenton të komunikojë me argjentinasin, por ky e injoron dhe nuk e vështron fare.

Luis Suarez i thërret shokut të skuadrës, por Mesi largohet drejt fushës.

Në Spanjë raportohet se skuadra është acaruar me trajnerin Kike Setien për besimin e tepërt që i ka dhënë Antuan Grizmanit, i cili ende nuk ka dhënë maksimumin me fanelën katalanase.

Barazimi 2-2 me Selta Vigon i kushtoi Barcelonës vendin e parë në kampionat pasi Reali kryeson me dy pikë më shumë se rivaliteti i përjetshëm blaugrana.

Shperndaje në: