Hoti: Mosbartja e maskave përbën vepër penale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes konferencës për media tha se vendosja e maskës është e obligueshme dhe se ata që nuk e vendosin, bëjnë vepër penale.

“Masat janë të thjeshta, shumë të qarta, maskat, distanca dhe larja e duarve, jemi të obligueshëm të gjithë t’i marrim këto masa, kur ecim, kur hipim në autobus. Çdo kush që nuk i zbaton këto masa, bën vepër penale, sepse rrezikon shëndetin e vet, jetën e vet dhe shëndetin e të tjerëve”, u shpreh Hoti.

Hoti gjithashtu tha stafi mjekësor është 8% i prekur, për shkak të punës së madhe të tyre.

“Stafi mjekësor është duke bërë maksimumin, 8% e të infektuarve janë mjekë, sepse ata janë vija e parë e frontit”, tha Hoti.

Më tutje, ai tha se situata është nën kontrollë, por nën kontrollë të brishtë, gjithashtu theksoi se inspektorët do të jenë në rrugë 24 orë.

“Situata është nën kontroll, nën kontroll të brishtë, duhet të menaxhojmë situatën. Inspektorët do të jenë 24 orë, nëse nuk vendosni maskë, do të dënoheni”, tha ai

Shperndaje në: