Ja ku u takuan Rama e Mustafa

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafen në Prapashticë.

Takimi ka filluar rreth orës 09:00 në shtëpinë e Mustafës.

Ndryshe, Rama të hënën ka zhvilluar një sërë takimesh me liderët e partive politike si dhe krerët institucional të Republikës së Kosovës.

Ai ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.

“Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, ka thënë Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen, Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

Shperndaje në: