Anulohen vendimet e ish-ministrit Konjufca për ambasadorët

Vendimet e marra nga ish-ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca janë anuluar, ka bërë të ditur ish-shefi i kabinetit, Kreshnik Ahmeti.

“Qeveria ilegjitime paska vendosur që t’i anulojë të gjitha vendimet e kabinetit të Ministrit Konjufca”, shkruan ai.

Ahmeti ka rikujtuar vendimet e marra gjatë mandatit të ministrit Konjufca: Propozimin për kthimin e shefave të misioneve; vendimin që së paku 50 për qind e emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të misioneve të bëhen nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës; që të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe Shefit të Misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës të shërbejnë vetëm një mandat; si dhe vendimi për largimin e 14 konsujve.

“Këto vendime të qeverisë ilegjitime janë plotësisht në shpërputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për MPJ-në dhe Shërbimin e Jashtëm dhe janë pjesë e kapjes së shtetit dhe klientelizmit të subjekteve të cilat aktualisht janë pjesë e qeverisë ilegjitime apo shtiren se janë opozitë e saj”, ka shkruar Ahmeti.

Shperndaje në: