Prokuroria Speciale shënjestron edhe dy raste të reja

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit, për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e Krimeve të Rënda, sot kanë shënjestruar edhe dy raste të reja, në të cilat raste ka të sekuestruar dobi pasurore që konsiderohet pasuri e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale, vlera e të cilave është e një shkalle shumë të lartë.

Shperndaje në: