“Kishte zero shanse mbijetese”: Familja po përgatitej për funeralin, por ndodhi mrekullia (foto)

Gruaja dhe djali i kishin dhënë lamtumirën e fundit, të bindur se nuk do ta shihnin më. Kishin folur edhe me agjencinë funerale për ceremoninë mortore. Por Mal Martin, 58-vjeçari nga Cardiffi i Britanisë për të cilin flet sot shtypi i huaj, arriti të kthehet nga vdekja, edhe pse mjekët i jepnin “zero mundësi mbijetese”.

Pas 11 javësh në terapi intensive, kjo është një rimëkëmbje e përshkruar si “mrekulli”. Martin tashmë është shëruar dhe shumë shpejt do të kthehet në shtëpi tek familja e vet. E shoqja, Sue Martin kishte rrëfyer në muajin prill historinë e saj për BBC Radio 4, duke treguar sesi mjekët i kishin dhënë mundësinë që së bashku me fëmijet, vajzën Hana 16 vjeç dhe djalin William, 13 vjeç t`i jepnin lamtumirën Malit për herë të fundit.

Të veshur kokë e këmbë me tutat special mbrojtëse, ata kishin qëndruar asokohe per 10 minuta me kryefamiljarin e sëmurë, i cili tashmë është ngritur në këmbë!

Shperndaje në: