Tension mes dy Koreve, publikohen foto “provokuese” të gruas së Kim Jong-Un (foto)

Acarohen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy Koreve.

Koreja e Jugut ka nisur të shpërndajë fletëpalosje në Veri, në të cilat është stampuar gruaja e liderit suprem Kim Jong-un, e veshur në mënyrë mjaft provokative.

Dyshohet se pikërisht ky veprim bëri që Korea e Veriut të hidhte në erë një zyrë ndërlidhëse dhe të ushtronte presion me anë të forcave ushtarake në kufi.

Gjithashtu thuhet se fletëpalosjet janë pjesë e një propagande të iniciuar nga Koreja e Jugut dhe sipas ambasadorit rus në Penian, Matsegora, kjo sjellje e Koresë së Jugut është mjaft fyese dhe denigruese në dëm të familjes Jong-un.

“Fletëpalosjet kishin një lloj të veçantë të propagandës së ndyrë, fyese që synonte të denigronte figurën e bashkëshortes së Kim”, u shpreh Matsegora për agjencinë e lajmeve ruse TASS.

Shperndaje në: