Ndërrim çarçafësh dhe… Nis puna në lagjen e famshme me drita të kuqe, ja rregullat për prostitutat (foto)

Lagjja e famshme me drita të kuqe në Amsterdam u rihap të mërkurën pas një mbylljeje të gjatë për shkak të koronavirusit, me punonjësit e seksit dhe klientët që duhet të zbatojnë rregulla të reja për të parandaluar infektimet.

Holanda urdhëroi mbylljen e të gjithë shtëpive publike në mes të marsit dhe kishte planifikuar fillimisht ti mbante mbyllur ato deri në shtator, por vendosi që ta shpejtonte hapjen për shkak të rënies së numrit të rasteve të koronavirusit.

“Ndjehem mirë që jam kthyer në punë sërish”, thotë Felicia Anna, një 34-vjeçare rumune që punon në lagjen me drita të kuqe të Amsterdamit dhe është presidente e sindikatës së punonjësve të seksit. Gjatë izolimit, thotë ajo, patëm shumë telashe financiare, ndaj jemi të lumtur që mund të fillojmë të punojmë sërish. Ajo thotë se ka drojë se mund të ketë më pak klientë, pasi shumica e tyre janë kryesisht turistë dhe Holanda i ka ende të ndaluara udhëtimet nga shumë shtete. Vetë ajo është tërësisht e prenotuar për ditën.

Edhe pse me më pak kufizime se vende të tjera, izolimet inteligjente të Holandës zbrazën dritaret në lagjen e famshme të Amsterdamit. Tani ato po rihapen, ashtu siç kanë bërë edhe parukierët, masazhatorët etj. Për punonjësit e seksit, kërkohet që ata të verifikojnë që klientët nuk kanë simptoma covidi. Masa të tjera janë dezinfektimi, larja e duarve, ndërrimi i çarçafëve pas çdo takimi. Por maskat mbrojtëse nuk janë të nevojshme pavarësisht se duhet evituar kontakti fytyrë më fytyrë. Holanda e ka legalizuar prostitucionin në vitin 200 dhe punonjësit e seksit duhet të regjistrohen në dhomat lokale të tregtisë dhe të paguajnë taksë mbi të ardhurat.

Shperndaje në: