E dhimbshme: Nëna e një dëshmori në Vushtrri vdes nga Coronavirusi

Për 24 orë, dy qytetarë nga Vushtrria kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.

Njëra nga viktimat, ishte nënë e një dëshmorit, shkruan lajmi.net.Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me anë të një shkrimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19.Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeqar.Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.
Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë.

Shperndaje në: