Haxhi Shala aderon në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, Haradinaj tha se ishte mirënjohës ndaj deputetit Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.

Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK. RH

Shperndaje në: