Kuvendi dështon ta fus në rend dite ligjin anti-Covid

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër që ligji anti-Covid të hyjë në rend të ditës.

Me 59 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës dështoi që të fus në rend të ditës trajtimin e ligjit anti-Covid për lexim të parë, kjo pasi që këto vota ishin të pamjaftueshme, raporton lajmi.net.

Pas dështimit të futjes në rend të ditës të këtij ligji, ka reaguar kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Për fat të keq ky ligj do të duhet të trajtohet me procedura të stërzgjatura edhe pse situata është alarmante”, deklaroi Osmani, raporton më tutje lajmi.net.Theksojmë se deputetët votuan kundër futjes në rend të ditës edhe për propozim-rezolutën e Osmanit për shkarkimin e Groan Rakiq.

Shperndaje në: