Fillon “samiti virtual” në Paris

Në Paris, ka filluar “samiti virtual” ku pjesëmarrës janë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Samiti virtual” mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Macroni dhe Merkeli ka filluar sot në ora 10:30, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Bashkimi Evropian në këtë samit do të përfaqësohet nga përfaqësuesii lartë, Josep Borrell.

Ky samit mbahet pas shtyrjes së takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, i paraparë të zhvillohej më 27 qershor.

Shperndaje në: