“The Sun” zbulon paktin e bujshëm mes Pogba dhe Manchester United

Sipas tabloidit të njohur anglez “The Sun”, Manchester United duket shumë afër arritjes së një marrëveshjeje me Paul Pogba për rinovimin e kontratës së tij edhe për pesë sezone të tjera. Në këtë mënyrë do të merrnin fund thashethemet e vazhdueshme për largimin e mundshëm të francezit, kampion bote, për të cilin thuhet se janë të interesuar, ndër të tjerë, Real Madridi dhe Juventusi.

Pogba, kontrata e të cilit skadon në qershor 2021, do të bëhej gurthemeli i projektit afatgjatë të Solsjkaer te “Djajtë e Kuq”, pas një sezoni shumë të vështirë, ku dëmtimet e kanë minuar performancën e blerjes më të shtrenjtë në historinë e klubit nga “Old Trafford”. Francezi ishte zhdukur praktikisht nga 14 shtatori 2019 deri më 19 qershor 2020. Në këtë periudhë luajti vetëm tri ndeshje në Premier League dhe një ndeshje të Kupës së Ligës me Manchester United.

Shperndaje në: