Prishtina prin me numrin e rasteve të reja me Coronavirus

Ka shkuar në 5 mijë e 877 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 142 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, brenda 24 orëve të fundit vetëm në Prishtinë janë regjistruar 47 raste të reja me koronavirus, kështu duke e bërë qytetin me më së shumti raste brenda ditës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan”,, thuhet në njoftim.

Shperndaje në: