Vrasje në Fushë Kosovë, policia arreston të dyshuarin

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para disa minutash në Fushë Kosovë.

Rastin për Portali.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se për rastin është arrestuar një person.

“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.

Shperndaje në: