Shoqata e Gastronomëve të Kosovës me kërkesa ndaj shtetit, pas mbylljes së detyrueshme

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, i kanë paraqitur disa kërkesa institucioneve të shtetit, duke i kërkuar lehtësira në këtë kohë të vështirë me të cilën po përballen.

Ata ndër të tjera kanë kërkuar riprogramim të kësteve të kredisë, përkrahje për pagat dhe qiratë të paktën edhe për tre muaj.

Ndryshe kanë njoftuar se të hënën do te organizojnë një aksion simbolik dhe mbyllje 1 orëshe e lokaleve duke i dorëzuar çelësat tek Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës.

Shperndaje në: