Kuvendi dështon t’i kalojë dy rezolutat anti-COVID

Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i kalojë dy rezolutat për menaxhimin e situatës me koronavirus.

Njëra nga rezolutat anti-COVID është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Shkaku i mospjesëmarrjes në votim, kjo rezolutë nuk ka kaluar në Kuvend. Në sallë të pranishëm kanë qenë 84 deputetë, por në votim kanë marrë pjesë vetëm 25 prej tyre.

Për të njëjtën arsye, edhe rezoluta e PDK-së nuk ka arritur të kalojë në Kuvend. Në sallë të pranishëm kanë qenë 71 deputetë, por në votim kanë marrë pjesë 21 prej tyre.

Deputetë pas votimeve kanë vazhduar debatin.

Shperndaje në: