Merkel mbas daljes se Britanisë nga BE, takim urgjent me Hollande e Renzin

Mbas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ka reague edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
Ajo u shpreh se nuk duhet me harrue se çfarë arriti me ba Bashkimi Europian.

Në nji konferencë për shtyp, Merkel tha se Britania e Madhe ka me bashkëpunue për ekonominë dhe sigurinë.
“Duhet të bajmë nji analizë të qartë e të marrim vendimet e duhuna. Kam ftue edhe Hollande e Renzin në nji takim të Merkurën e ardhshme”, tha kancelarja gjermane.

Simbas saj, ky takim diskutimet do t’i ketë të orientueme në Bruksel.

Më pas, Merkel shtoi se procesi i largimit të Britanisë së Madhe nga BE ka me zgjatë rreth 2 vite.

“Ligji ka me vazhdue të mbetet në fuqi derisa Britania të largohet. Edhe mbas daljes së saj nga BE, na do të vazhdojmë partneritetin me Britaninë”, deklaroi kancelarja gjermane.

Shperndaje në: