
Kangëtari amerikan, Bob Dylan, tha se e pranon çmimin Nobel për Letërsi.
Ai theu heshtjen mbasi mori çmimin në fillim të këtij mueji, por nuk ju përgjigj thirrjeve të komitetit të Nobelit.
Dylan tha se nji nderim i tillë e ka lanë pa fjalë.
Megjithatë ende nuk dihet nëse Dylan ka me marrë pjesë në ceremoninë e ndamjes së çmimeve në Dhetor.
Megjithatë Dylan tha për nji gazetë angleze se ai ka në plan me marrë vetë çmimin, nëse asht e mundun.
Kanëgtari e mori çmimin më 13 Tetor me vlerësimin se ka krijue shprehje të reja poetike mbrenda traditës së madhe amerikane të muzikës.
Vendimi ngjalli shumë debat, por spekulimet u shtuen kur vetë këngëtari nuk e komentoi këtë çmim për disa ditë.