Ahmeti e ‘godet’ keq LDK’n: Mos na shitni moral!

Kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti akuzon LDK’n se e ka bllokue Kuvendin për bllokim të planeve rregullative.

Tue fol për rastin e banorëve përball Kuvendit, të cilëve u janë rrxue pronat tash e gjashtë vjet thotë se çuditet se si ka fytyrë LDK më thanë se bashkëndjen më këta banorë.

“Aty i humba nervat me paftyrësinë, amoralitetin dhe pandershmëninë e disa njerëzve. Këta nuk e meritojnë as edhe nji ditë me shitë moral e me folë”, ka shkrue ndër të tjera Ahmeti në ‘Facebook.

Ky ahst postimi i plotë i Ahmetit:

 

Ja u rrëzojnë shtëpitë banorëve, ju premtojnë banesa e dyqane, mandej nuk ja u japin lejen edhe ja u nderrojne planin rregullativ qe mos me mujt me ndertu.

Qe 6 vite ata sëmuren, vdesin rrugeve e këta në kuvend komunal na i bllokojnë planet rregullative e edhe në ministri e bëjnë të njejten.

Dhe ka fytyrë dikush i LDK ne kuvend me u ngrit edhe me thënë që po bashkëndjen më këta banorë dhe me më thënë që unë po luj me ta.

Aty i humba nervat me paftyrësinë, amoralitetin dhe pandershmërinë e disa njerëzve. Këta nuk e meritojnë as edhe një ditë të shesin moral e të flasin.

Shperndaje në: