Era e merr nji lajm të madh, bahet fituesja e 10 e EBBA (foto)

Era Istrefi asht fituesja e dhetë e European Border Breaker Awards, 2017, nji çmim europian muzikor për artistët e ri.
Lajmi u ba surprizë në Top Albania Radio, ku kangëtares ju njoftue live.

E lindun në Prishtinë kangëtarja debtuoi në 2013 me kangën e saj “Mani per money”.

Singëlli i tretë i saj “Njo Si Ti” hyni në listat muzikore në Belgjikë, por ndërkombëtarisht, ajo u njoh me kangën “Bon Bon” tue arritë plot 133 milionë klikime vetëm në YouTube.

Tashma ajo po përgaditë albumin e saj, ku ka firmos me Ultra/Sony.

Ma herët fitues të EBBA u laruen edhe Alan Walker, Eino Kalevi, Namika, Walking on Cars, Jain, Fikous, Natalie Rose dhe Dua Lipa.

Dhe bashkë me Erën perbëjnë totalin prej dhetë fituesish.

Ceremonia e ndamjes së çmimeve ka me u zhvillue me 11 Kallnor 2017 në Groningen, si pjesë e Eurosonic Noorderslagfestival.

Çdo vit 10 artistë europianë marrin çmimin EBBA për me njoft suksesin e tyne në vende të tjera, përveç vendit të tyne.

Suksesi përfshin airplay, shitjesh, performancat live n’Europë dhe pozicionin n’European Border Breakers Charts.

 

2-eraaa

 

 

 

 

Shperndaje në: