LSDM: Koha e Gruevskit mbaroi

Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në nji kumtesë për publikun i përgjigjet kerkesës së përfaqësuesit të VMRO-DPMNE’s, Vlatko Gjorcev për me u shpallë sa ma shpejtë rezultate përfundimtare zgjedhore.

“VMRO-DPMNE pësoi humbje të randë në këto zgjedhje në të cilat qytetarët zgjodhën Jetë.

Regjimi asht mujt. Koha e politikanëve si Nikola Gruevski ka mbarue. Në Maqedoni ndryshimet po ndodhin dhe qytetarët po e kthejnë shtetin në duert e tyne”, thuhet në deklaratën e LSDM’s.

Ma herët, zadhanësi Gjorcev kerkoi që KSHZ mos me flejtë por me shpallë fituesin e zgjedhjeve të djeshme, përcjell Zhurnal.

 

Shperndaje në: