Zaev: Gruevski nuk guxon me formue Qeverinë (video)

zaev
Lideri i LSDM’s, Zoran Zaev, nepërmjet konferencës për shtyp, i paralajmëroi krejt partitë që kanë fitue mandate, por edhe VMRO-DPMNE’n, që mos me formue Qeveri, mbasi që simbas tij, LSDM në këto zgjedhje asht fitimtare.
“Kemi fitue regjim me stilograf dhe votë. Regjimi nuk guxon me formue Qeveri. I porosisim krejt partitë që mos me guxue me formue qeveri. Edhe VMRO’n e porosisim që mos me guxue me formue Qeveri.
Ekzistojnë ndryshime në rezultatet e procesverbaleve dhe rezultateve që i ka publikue KSHZ për të njajtat njisi zgjedhore.
Vetëm nëse korrigjohen këta numra, LSDM, ka ma shumë mandate në Njisinë Zgjedhore 6, me çka mandatet kanë me qenë 50 me 50.
Fotografitë e fundit kanë me qenë rezultatet përfundimtare mbas ankesave.
Qytetarët janë deklarue se nuk duen ma politikanë si Nikola Gruevski”, deklaroi Zaev.

“Me respektue shumicën të cilët votuen për jetë, demokraci dhe liri. Ata thanë se nuk duen kriminelat me udhëheqë me shtetin”, shtoi Zaev.

 

Shperndaje në: