Rama: Vettingu, i vetmi kusht i Shqipnisë për hapjen e negociatave!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shkëput nji pjesë t’intervistës së gazetarit Sokol Balla me ambasadoren e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin në “Top Story” për me shpalosë, simbas tij, të vërtetën e thjeshtë për negociatat e për kushtin e Vettingut.

Në nji postim në Facebook, Rama shkruen se “përpjekja e bllokuesve të Reformës në Drejtësi për me çoroditë shqiptarët me gënjeshtra për qendrimin e BE’s ndaj Shqipnisë, asht e përditshme dhe përbaltja e paepun e vendit prej tyne asht mbresëlanëse!”

U dok sikur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të kishte nji rekomandim pozitiv për Shqipninë, çashtje të tjera e penguen atë që të merrte nji vendim këtë javë.

Thelbi u duk se ishte reforma në drejtësi dhe veçanërisht ligji i Vettingut.

 

Shperndaje në: