Flet BIK për Aleppo’n, qysh e sheh mizorinë atje!

Kryesia e BIK’ut  ka shpreh  shqetësim të madh se  po i përcjell ngjarjet me të cilat po përballet popullata e Aleppo’s në Siri, ku n’emën të çlirimit të qytetit, vrahen, dhunohen, masakrohen e terrorizohen popullata civile perfshi gra, pleq e femi ndaj të cilëve po zhvillohet nji ofensive shfaruese.

Simbas nji komunikate për media BIK ka reague se popullata e Aleppo’s po këto ditë po përjeton nji ferr të papamë, i cili  po ndodh e po realizohet para syve të botës demokratike.

Jemi të habitun  me indiferencën dhe apatinë e faktorëve relevant ndërkombëtar. N’Aleppo po sfidohen vlerat humane, etike e njerëzore, atje po atakohen e shkatërrohen vlerat kulturore, historike e qytetëruese”, thuhet nder të tjera në komunikatën e BIK.

 

 

 

Shperndaje në: