Kina ndërton urën prej xhami, që asht e padukshme (foto)

Kina po ndërton nji tjetër urë që ka m’i ba me u tutë krejt ata që kalojnë mbi të. Ajo ka me qenë prej xhami.

Vetëm para pak muejve kinezët zbuluen urën ma të gjatë dhe ma të naltë prej xhami në botë në malin ku u inspirue filmi Avatar, në provincën Hunan, por tash arkitektët kanë me ba nji hap tjetër.

Ata kanë dizajnue nji urë “të padukshme” që ka pamje spektakolare dhe njikohësisht të tutshme. Struktura e pabesueshme aasht projektue për me shijue peizazhin e maleve Zhangjiajie.

Ura transparente, që qëndron pezull midis dy maja të maleve, ka me kushtue rreth 4 milionë paund.

Ideja asht që struktura me pasqyrue ambientin dhe me dhanë iluzionin optik sikur po qëndron në ajër.

Shperndaje në: