SHBA: Krejt në pritje të Kolegjit Zgjedhor si asnjiherë ma parë, a rrezikon Trump mos me u zgjedhë president?

I keqkuptuem dhe i përfolun shpesh, Kolegji Zgjedhor i Shteteve të Bashkueme asht nji institucion që mbledhet çdo katër vjet, me pak bujë, e madje edhe ma pak i vështruem. Por, jo edhe këtë vit.

Kolegji, nji grup prej 538 njerëzish nga të 50 shtetet dhe Washingtoni, ka me zgjedhë formalisht presidentin e 45’t të SHBA’ve “të Hanën e parë, mbs të Mërkurës së dytë të Dhetorit”, siç parashihet edhe me ligjin amerikan.

Takimi këtë vit ka me u mbajt më 19 Dhetor dhe pritjet janë që personi që ata kanë me zgjedhë me qenë republikani Donald Trump.

Sytë janë kah ky takim si gati kurrë ma parë. Kjo për shkak se rivalja e Trumpit në zgjedhje, kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka fitue votën e popullit me 8 Nandor.

Megjithatë, me Kushtetutën e SHBA’ve, Kolegji Zgjedhor asht institucioni që zgjedh presidentin dhe jo vota e popullit. Dhe, mbasi Trump ka fitue ma shumë vota në shtetet specifike, si: Michigan, Wiskonsin dhe Pensylvania, ai ka fitue ma shumë vota të Kolegjit Zgjedhor sesa Clinton – 306 kundrejt 232.

Ankthin sivjet e shton edhe konstatimi i agjencive të inteligjencës së SHBA’ve se hakerat, të mbështetun nga Qeveria e Rusisë, kanë ndërhyr në serverë të partive politike gjatë fushatës zgjedhore.

Shperndaje në: