Zaev: Koha e Gruevskit ka mbarue

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, përmes nji postimi në profilin e tij në Facebook, ka reague ndaj deklaratave të Nikola Gruevski, tue ju ba thirrje qytetarëve që mos me ra pre e provokimeve.

Zaev ka shkrue se koha e Gruevskit ka mbarue.

“Të mos lejojmë asnji provokim nga askush, veçanërisht nga ai që për 10 vjet e ka ba rrëmujë Maqedoninë. Koha e Gruevskit ka mbarue. Institucionet duhen me ba punën e tyne simbas ligjit dhe kushtetutës. Nuk varet kush ka me formue qeverinë nga vendimet e KSHZ dhe Gjykatës Administrative”, shkruen Zaevi.

Shperndaje në: