Mediumi italian: Gjermanët e kanë dijtë, pritej veç shpërthimi

Gjermanët e dinin që furtuna po mbërrinte, fuqizuen masat mbrojtëse, futën në burg të dyshuem, shtuen kontrollet. Por, ka gjithmonë nji gropë që terroristët munden me shfrytëzue, sidomos nëse përdorin nji automjet. Nji automjet të ngjashëm me dheta të tjerë, të cilët mbushin udhët e Berlinit në javën përpara Kshnelave.

Para do dite në Ludvigshafen, agjentët bllokuen nji djalosh vetëm 12-vjeçar. ISIS e kishte udhëzue që me krye nji sulm kundër nji tregu Kshnellash, tue përdorë bomba artizanale të mbushuna me gozhdë. Nji vogëlush militant, i ngjashëm me të tjerë që janë neutralizue në Francë dhe Gjermani, sinjal i dyfishtë ky i nji tendence:

1) përdorim i të mitunve me shpresën që nuk ngjallin dyshime;

2) akcion i drejtuem prej së largu nga nji terrorist në Lindjen e Mesme.

Shperndaje në: