Gjermania, 100.000 euro kush jep informacion për autorin e dyshuem (foto)

Autoritet gjermane kanë njoftue se, kanë me dhanë nji shpërblim deri në 100.000 euro kush i ndihmon për me gjetë të dyshuemin kryesor në sulmin e tregut të Kshnellave në Berlin.

Për sulmin terrorist të ndodhun mbramjen e së Hanës, nji person tunizian me emnin Anis Amri asht tue u kërkue nga policia dhe besohet me qenë i armatosun dhe i rrezikshëm.

24 vjeçari dyshohet se asht personi që ka rrëmbye kamionin dhe asht futë me të mes nji turme njerëzish në nji treg Kshnellash në Berlin.

12 persona kanë mbetë të vdekun dhe 48 të tjerë u plagosën në këtë sulm, përgjegjësinë e të cilit e mori përsipër ISIS.

auto_anis_amri1482340011

Shperndaje në: