Foreign Affairs: Shqipnia e Madhe, Serbia e Madhe dhe Kroacia e madhe – për hir të paqes në Ballkan

Revista e shqueme amerikane “Foreign Policy” botoi nji analizë të situatës politike në territorin e ish Jugosllavisë, nga Timothy Less.

Ai në analizë propozon rishikimin e kufijve, dhe madje edhe krijimin e Shqipnisë së Madhe, Serbisë së Madhe, dhe Kroacisë së madhe, të gjitha për hir të paqes.

Asht koha, thotë Less, për nji qasje të re, radikale me qëllim të ruejtjes së paqes dhe për me krijue stabilitet në rajonin e Ballkanit.

Nëse, thotë ai, Perëndimi, siç pretendon, asht me të vërtetë besnik në objektivin e ruejtjes së paqes në Ballkan, tash asht koha për  me vnue pragmatizmin para idealizmit, që shkon në drejtim të realizimit të idesë së shteteve të rregullueme kombëtare, popullatat e të cilave kanë me qenë në gjendje për me i përmbushë interesat e tyne ma themelore politike.

Së pari, për shkak të ndamjes së Europës, Shtetet e Bashkueme duhet edhe nji herë të marrin nji rol drejtues dhe të mbështesin fragmentimin e mbrendshëm të shteteve multietnike simbas parimit që kërkohet nga pakicat.

Në periudhën e parë, Washington duhet me pranue ofertën e shqiptarëve për federalizimin e Maqedonisë dhe kërkesën e Kroacisë për krijimin e nji njësie të tretë në Bosnjë, beson Less.

Shperndaje në: