Zhduket refugjati pakistanez që u akuzue gabimisht për sulmin terrorist në Berlin

Refugjati pakistanez që u akuzue gabimisht për sulmin terrorist në Berlin para dy dite, asht zhdukë dhe nuk dihet asgja për të.

Naveed Baluch 23 vjeç u arrestue si i dyshuem për sulmin me kamion në tregun e Kshnellave ku mbetën të vdekun 12 persona. Por, që prej ditës së djeshme kur u la i lirë nga policia mbasi u zbulue se nuk ka lidhje me këtë ngjarje, nuk dihet ma asgja prej tij.

Kushrini i 23-vjeçarit thotë se asht i shqetësuem mbasi nuk e ka takue qysh kur policia e la të lirë, madje edhe telefonin e ka të shkymtë. Edhe nji shok i pakistanezit konfirmoi gjithashtu se ai nuk asht kthye në shtëpi.

Shperndaje në: