Shkencëtarët në alarm: Vullkani në Napoli po riaktivizohet, 3 milionë banorë në rrezik

Riaktivizimi i vullkanit Campi Flegrei në Napoli don me thanë përfundim tragjik për miliona njerëz,. Të paktën kështu shprehen shkencëtarët.

Prestigjiozja ‘Express’ i ka kushtue nji artikull të gjatë vullkanit në Napoli, i cili konsiderohet dhe si nji nga ma të rrezikshmit në botë në rast shpërthimi. Ekspertë kanë thanë për gazetën, se situata asht alarmante mbasi presioni asht rritë tue ndryshue ngjyrë.

Vullkani i lashtë shpërtheu në vitin 1538 dhe zgjati 8 ditë, tue shkatërrue në masë zonën përreth, ndërsa për herë të fundit asht aktivizue në vitin 1944.

Në rast riaktivizimi ai kishte me i vnue në rrezik jetën e 3 milionë qytetarëve që banojnë në Napoli dhe zonat përreth.

Shperndaje në: