Zbardhen detaje, kështu u vra në Milano terroristi i Berlinit (foto)

Janë zbardhë detaje se qysh ka ndodhë ngjarja ku mbeti i vramë në Milano, terroristi i Berlinit Anis Amri.

Media italiane shkruen se terroristi nga Tunizia asht vra mëngjesin e sotëm në Milano gjatë nji konflikti të armatosun me policinë në sheshin “Maggio” në San Giovanni.

Simbas policisë italiane Amri ishte ndalue nga policia për nji kontroll. Sapo ka ndalue ai ka nisë me qëllue ndaj policisë. Njani prej policëve ka marrë nji plumb në shpatull, ndërsa sulmuesi asht qëllue për vdekje nga karabinierët e Milanos.

Mbas kontrollit të shejave të gishtave ka rezultue se personi që ishte përplasë me policinë në Milano dhe që ishte vra, ishte Anis Amri, terroristi që sulmoi tregun e Berlinit tue shkaktue 12 persona të vdekun.

3b977af700000578-4061096-image-a-15_14824861604971482486993 3b977bb100000578-4061096-image-m-17_14824861808321482486996 auto_3b97777000000578-4061096-image-m-19_14824862026411482486994

3b901a0000000578-4061096-a_wanted_notice_for_a_tunisian_suspect_in_the_truck_attack_on_a_-a-1_14824846447471482486990

Shperndaje në: